Bëhu pjesë
Krijo profilin tënd në aplikacion. Shto grupin e gjakut dhe qytetin ku ndodhesh.
Nis me tyNGA NJERËZIT. PËR NJERËZIT.
Dikush, diku, ka nevojë për ty.
Ne lidhim njerëzit që kanë nevojë për gjak
me ata që duan të dhurojnë.
01 / NJË HAP MË PRANË
Nuk duhet të njohësh dikë për ta ndihmuar.
Mjafton dëshira. Ne krijojmë lidhjen.
Krijo profilin tënd në aplikacion. Shto grupin e gjakut dhe qytetin ku ndodhesh.
Nis me tyKërko dhurues sipas grupit të gjakut dhe qytetit, ose publiko një kërkesë për ndihmë.
Pranë njëri-tjetritLidhu me personin që ka nevojë. Koordino dhurimin me qendrën përkatëse të transfuzionit.
Për një jetëNjë lidhje.
Shumë shpresë.
02 / ARSYEJA PSE JEMI KËTU
Pas çdo kërkese për gjak është një njeri.
Një familje. Një histori që duhet të vazhdojë.
Dhuro Gjak lindi për ta bërë më të lehtë lidhjen mes shqiptarëve që kanë nevojë për ndihmë dhe atyre që mund ta japin. Pa barriera. Me njerëz në qendër.
Le ta ndërtojmë këtë komunitet ↗03 / NDRYSHIMI FILLON ME TY
Një vend për të dhuruar, për të kërkuar ndihmë
dhe për të qenë aty kur ka më shumë rëndësi.
Mirë se erdhe 👋
Bëhu arsyeja e një shprese.
04 / MIRË TA DISH
Pak qartësi, përpara hapit të parë.
Dhuro Gjak është një platformë që ndihmon njerëzit të lidhen me dhurues gjaku. Mund të kërkosh dhurues sipas qytetit dhe grupit të gjakut, ose të bëhesh pjesë si dhurues.
Po. Dhuro Gjak është një nismë vullnetare për komunitetin. Regjistrimi dhe përdorimi i platformës janë falas.
Përshtatshmërinë për dhurim e përcakton stafi mjekësor në qendrën e transfuzionit. Kontakto qendrën për kushtet dhe përgatitjen për dhurim. Regjistrimi në platformë nuk është konfirmim mjekësor.
Versioni web është i disponueshëm tani në app.dhurogjak.com. Versionet për iOS dhe Android do të publikohen së shpejti. Lidhjet për shkarkim do të shfaqen këtu sapo të jenë të disponueshme.
Kontakto menjëherë shërbimet lokale të urgjencës ose institucionin shëndetësor. Dhuro Gjak ndihmon me lidhjen mes njerëzve, por nuk është shërbim urgjence dhe nuk garanton gjetjen e dhuruesit.
Edhe një shpërndarje mund të krijojë lidhjen e duhur.